Site icon Telegrafi

Barcelona ia rrëmben nga dora Parisit talentin anglez Barry

Cam Nou, Barcelona. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona ka bërë një investim të mirë për të ardhmen.

Gjiganti katlaunas ka arritur të nënshkruajë me sulmuesin e talentuar anglez Louie Barry.

16-vjeçari ishte shumë pranë kalimit tek kampioni i Francës, Paris Saint Germain.

Madje mediat franceze kishin raportuar se Barry do të udhëtonte për teste mjekësore në Paris, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Louie Barry me fanellën e Barcelonës

Lojtari është prezantuar edhe zyrtarisht tek Barcelona, ku tanimë ka pozuar me fanellën e klubit katalunas.

Barry është një qendërsulmues me aftësi të shkëlqyera për të shënuar gola.

Barcelona e transferoi Barryn si lojtar të lirë nga West Bromwich Albion, pasi kontrata e tij kishte përfunduar këtë verë.

Talenti anglez ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me Barcelonën derisa do të luaj me Barçën U19. /Telegrafi/

Exit mobile version