Telegrafi

Barcelona ia rrëmben Chelseat 18-vjeçarin si të lirë

Burime të shumta pohojnë se Barcelona ka transferuan 18-vjeçarin e Chelseat, Tudor Mendel-Idowu.

Anësori me këmbë të majtë, i lindur në Nigeri, thuhet se është një nga talentet më të mëdhenj në Angli.

Djaloshi  ka mesatarisht 7.6 driblime të suksesshme për 90 minuta. Ai gjithashtu krenohet me 1.24 gola dhe asistime për lojë.

Marrëveshja e Mendel-Idowu me Cobham skadoi këtë verë, kështu që Barça siguroi shërbimet e tij falas, sipas Jijantes.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me ekipin e të rinjve të Blaugranas në ditët në vijim. /Telegrafi/