Telegrafi

Barcelona ia rezervon numrin e fanellës Bellerinit

Kanë vazhduar bisedimet me agjentit të mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin, dhe kryesisë së Barcelonës. 

Sipas Mundo Deportivos, presidenti i Barcas, Josep Maria Bartomeu, së bashku me drejtorët Robert Fernandez dhe Raul Sanllehi, kanë takuar agjentin e Bellerin, Albert Botines.

Është biseduar për kërkesat e lojtarit, por edhe për fanellën që do ta mbajë veshur.

Klubi ia ka ofruar fanellën me numrin2.

Katalunasit janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro, por klubi londinez mundohet të përfitojë më shumë.

Bellerin është rritur si futbollist te Barcelona para se të bashkohet me Arsenalin. /Telegrafi/