L’Equipe vazhdon të raportojë se Barcelona është tejet e interesuar për transferimin e Kylian Mbappes.
Madje, sipas mediumit francez – klubi katalanas është i gatshëm të sakrifikojë dy yje për të marrë sulmuesin.
Sipas të afërmëve të Ousmane Dembeles, Joan Laporta i ka ofruar Paris Saint-Germainit shërbimet e anësorit dhe Gavit për kartonin e Mbappes.
Mirëpo, PSG e ka refuzuar ofertën e tyre, duke bërë të ditur se në këtë marrëveshje e duan edhe Pedrin.
Barcelona e ka refuzuar këtë opsion të tretë, duke bërë me dije se mbesin vetëm në dy opsionet e para.
Në anën tjetër, Mbappe është duke insistuar vetëm në transferimin te Real Madridi dhe te asnjë skuadër tjetër në këtë apo verën tjetër. /Telegrafi/