Telegrafi

Barcelona ia merr nga duart PSG-së djalin e Partick Kluivertit – talenti që ka kontratë me Niken dhe mahnit me videot në Instagram dhe YouTube (Foto/Video)

Barcelona tashmë ka blerë lojtarë si Ousmane Dembele, Paulinho dhe Gerard Deulofeu, por është duke e menduar një përforcim interesant për të ardhmen.

Djali i ish-sulmuesit të Barcelonës, Patrick Kluivert, ësht talent i madh edhe pse në moshën nëntëvjeçare.

Shane ka stërvitur në La Masia këtë verë.

Ai ka qenë te Paris Saint-Germain, pasi babai i tij e kryente detyrën e drejtorit sportiv, që në fund të sezonit u largua.

Për çdo fëmijë tjetër nuk do të ishte e lehtë që ta ndërronte qytetin me prindërit e tij, por Shane Kluivert mund ta bëjë këtë pasi që është shumë i kërkuar dhe madje ka edhe të ardhura.

Edhe pse në këtë moshë ai ka kontratë me kompaninë Nike, ndërsa në Instagram ka 146,000 ndjekës, e në YouTube  ka 45,000 ndjekës.

Kluiver e ka edhe djalin e madh futbollistë, pasi që ai luan aktualisht te Ajax.

Madje ai shihet si njëri prej talenteve më të mëdhenj holandez, ndërsa Jose Mourinho i kishte thënë që të vazhdojë me punë dhe ai pas një kohe do të jetë në Manchester United. /Telegrafi/