Barcelona i ka ofruar Lionel Messit një kontratë të re, pasi marrëveshja e tij aktuale me klubin nga “Camp Nou” skadon më 30 qershor.
Klubi katalanas ka vendosur që të mos presë rezultatet e auditimit që Joan Laporta ka porositur kur e mori detyrën dhe i kanë paraqitur një ofertë ylli të skuadrës Leo Messi.
Sipas TV3, Messi nuk do të përgjigjet ndaj kësaj oferte derisa të jetë në dijeni të planeve të Barcelonës për sezonin e ri 2021/22.
Messi aktualisht është në detyrë me Kombëtaren e Argjentinës, ku Albicelestet po vazhdojnë përgatitjet e tyre për Copa America që mbahet në këtë verë.
Ky mund të jetë një shans për 33-vjeçarin që të fitojë trofeun e parë me kombëtaren e vendit të tij.
Nuk duhet harruar që Messi gjithmonë ka thënë se ai dëshiron një projekt tërheqës sportiv dhe që Barcelona të konkurrojë për trofe të mëdhenj në një periudhë afatshkurtër, kështu që nëse ai beson se është kështu, ana ekonomike do të jetë dytësore.
Laporta kishte planifikuar të priste derisa të publikoheshin rezultatet e auditimit për të kuptuar se sa keq janë financat e Barcelonës.
Niveli i borxhit të klubit është 1.173 miliardë euro në raportin e tyre të fundit financiar, por i riu nuk do të jenë në dispozicion për dy ose tre javë.
Prandaj, Barcelona ka sjellë ofertën e tyre të rinovimit për Messin, që të mos vonohet më shumë.
Të Premten, Laporta do të mbajë një konferencë për shtyp dhe mund të japë disa detaje rreth të ardhmes së Leo Messit. /Telegrafi/