Site icon Telegrafi

Barcelona ia hap derën Leo Messit për një rikthim në 2023

Në kohën që flitet për rikthimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos në La Liga, mund të rikthehet edhe rivali i tij i madh në fushë: Leo Messi.

Ditët e fundit ka një zhurmë në mediat rreth Barcelonës për rikthimin e mundshëm të argjentinasit si lojtar.

Deri më tani, kjo çështje është përfolur gjithmonë si një rikthim i mundshëm i argjentinasit pasi ai të pensionohej. Vetë Joan Laporta pranoi se ndihej “borxh” ndaj 10-shit.

Tani, nga Barcelona, dera nuk është e mbyllur për një rikthim të mundshëm të ‘La Pulga’ sa të jetë ende aktiv.

Mesazhi i parë që lëshohet nga klubi është se ka një vullnet të qartë për të rikuperuar marrëdhëniet me Messin. Largimi i tij nga Barça nuk u bë mirë dhe tensionet për këtë ende ekzistojnë.

Argjentinasi ka ende një vit në kontratën e tij me Paris Saint-Germain dhe Barça nuk po shqyrton një operacion për momentin.

Sigurisht që në vitin 2023 nëse do të jetë i lirë do të vlerësohet nga drejtuesit sportiv si mundësi. Tani mbetet për t’u parë nëse Leo mendon të njëjtën gjë. /Telegrafi/

Exit mobile version