Barcelona thuhet se i ka bërë të ditur Rafinha Alcantaras se nuk është në planet e tyre dhe duan ta shesin atë në këtë verë.
Mesfushori aktualisht është në huazim te Celta Vigo deri në fund të këtij edicioni, ndërsa katalunasit nuk e duan rikthimin e tij në Camp Nou.
27-vjeçari kishte disa herë shansin që të tregonte vetën te Blaugranasit,mirëpo asnjëherë nuk ia doli të tregonte formë të lartë.
Mundo Deportivo raporton se Barcelona po kërkon 16 milionë euro nga shitja e Alacantars, derisa Celta Vigo është e interesuar të blejë kartonin e tij.
Në garë për transferimin e mesfushorit thuhet se janë edhe Valencia me Sevillën, derisa kjo verë do të përcaktojë të ardhmen e tij.
Rafinha ka luajtur në 23 ndeshje për – 22 në La Liga dhe një në Kupën e Mbretit, gjersa ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/