Nelson Semedo do të largohet nga Barcelona pas tri viteve qëndrim në Camp Nou.
Mbrojtësi portugez nuk ka bindur drejtuesit e klubit, edhe pse paraqitjet e tij nuk ishin të dobëta.
Megjithatë për krahun e djathtë të mbrojtjes Barcelona synon të transferojë tejtër futbollist dhe do ta shes Semedon.
Kampionët në fuqi të Spanjës i kanë caktuar tanimë edhe çmimin e largimit portugezit për skuadrat e interesuara.
Katalunasit nga shitja e lojtarit duan të fitojnë 40 milionë euro, pesë më shumë se sa paguan për transferimin e tij në vitin 2017 nga Benfica.
Manchester City mbetet në garë për lojtarin pasi mendohet një shkëmbim i mundshëm me Joao Cancelon.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti italian Juventus që po interesohet për Semedon.
Zonja e Vjetër është gati të paguajë 40 milionë euro për transferimin e Semedo, pasi trajneri Sarri ka mbetur i zhgënjyer nga dy mbrojtësit e djathtë Danilo-De Sciglio. /Telegrafi/