Telegrafi

Barcelona gjen zëvendësuesin e Iniestës

Joao Mario, i cili është duke u lidhur me një kalim në Manchester United, së shpejti do të jetë i vetmi futbollist i aftë për të pasuar Andres Iniestën në Barcelonë

Sipas të përditshmes Agencia Lusa, mesfushori i Sporting Lisbonës, Joao Mario, është një zëvendësim natyral për Andres Iniesta në Barcelonë, pas paraqitjeve mbresëlënëse në këtë sezon.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Babai i 23-vjeçarit portugez dhe agjenti i tij njëherësh ka ngritur shqetësime mbi pagën e portugezin në Sporting, duke iu bërë thirrje Barcelonës me nënshkruar me djalin e tij, pasi është lojtari i vetëm i aftë për të zëvendësuar përfundimisht yllin e blaugranëve.

“Nëse ai nuk ndalon së përmirësuari, brenda dy vitesh ai është i vetmi lojtar në Evropë për të zëvendësuar Iniestën në Barcelonë. Me cilësinë dhe inteligjencën që ka në lojë, ai është një zëvendësim natyral për Iniestën”, deklaroi agjenti i tij, Paulo Futre. /Telegrafi/