Gjiganti holandez, Ajax Amsterdam po bëhet gati të fitojë miliona euro nga shitja e talenteve të tyre.
Janë kampionët në fuqi të Spanjës, Barcelona që po insiston për transferimin e talenteve holandez.
Mundo Deportivo ka shkruar se Barcelona është gati të bëjë një marrëveshje të madhe me Ajaxin për transferimin e tre futbollistëve të klubit të madh holandez.
Matthijs De Ligt (19 vjeç), Frenkie De Jong (21) dhe Noussair Mazraoui (20), janë lojtarët e kërkuar nga Barcelona.
Për qendërmbrojtësin De Ligt, Barça është e gatshme të paguajë 50 milionë euro që ta bind Ajaxin të heqë dorë nga ylli i tyre.
Por drejtori sportiv Marc Overmas ka thënë se në janar largimi i yjeve nuk do të ndodhë.
Sa i përket mesfushorit Frenkie De Jong, Barcelona ka konkurrencë të fortë skuadrat si Manchester City e Juventus.
Katalunasit janë gati të shpenzojnë 60 milionë euro për reprezentuesin e Holandës.
Ndërkohë i treti në listën e katalunasve është mbrojtësi i djathtë nga Maroku me pasaportë holandeze, Noussair Mazraoui.
20-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar një gol dhe duke bërë dy asistime.
Për marokenin Barcelona është e gatshme të ofrojë 20 milionë euro.
Kampioni në fuqi i Spanjës synon transferimin e tre lojtarëve për një shumë prej 130 milionë eurove. /Telegrafi/