Telegrafi

Barcelona futet në garë për transferimin e Denis Zakarias

Zakaria

Denis Zakaria është njëri nga mesfushorët më të kërkuar në muajt e fundit.

Mesfushori zviceran është futur në vitin e fundit të kontratës me Borussia Moenchegladbach dhe ka vendosur të largohet në verë si futbollist i lirë.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij, pasi bëhet fjalë për një futbollist cilësorë, aq më tepër që mund të merret falas.

Juventus, Inter, Roma, Napoli, Arsenal, Manchester City, Liverpool, Chelsea e Bayern Munich kanë shprehur interesim për të.

Por së fundmi garës i është futur edhe gjiganti katalunas, Barcelona.

Duke parë krizën financiare që ka kapluar klubin, Barça po shikon mundësinë e afrimit të lojtarëve me parametra zero.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Zakaria është një futbollist që pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez që i ka thënë drejtuesve të klubit të tentojnë transferimin e tij.

Gjithsesi largimi i lojtarit nga Gladbach është i sigurt dhe gara e klubeve të interesuara për të fillon qysh në javën e ardhshme, kur Zakaria ka të drejtë të nënshkruajë para kontratë me kë dëshiron. /Telegrafi/