Barcelona ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 në udhëtim te Granada në kuadër të javës së 18-të në La Liga.
Ekipi i Ronald Koeman ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ka vazhduar ngjitjen në tabelë duke i qëndruar hije Real Madridit dhe Atletico Madridit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të madh të Barcelonës, e cila përveç rasteve të shumta arriti t’i shënojë edhe tri gol.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 12-të minutave lojë dhe ishte francezi Antoine Griezmann, i cili shënoi për 0-1 nga afërsia.
Pas këtij goli në skenë doli kapiteni Lionel Messi, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 35-të për 0-2, ndërsa në minutën e 42-të shënoi supergol nga goditja e dënimit për 0-3.
HALFTIME!
0️⃣ Granada
3️⃣ Barça (@AntoGriezmann, 12' | #Messi, 35' , 42')Live analysis: https://t.co/v28AM27Zzq pic.twitter.com/VFq415x9RB
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 9, 2021
Në pjesën e dytë, përsëri Barcelona ishte më e mirë duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar edhe një gol tjetër.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të dhe ishte Griezmann, i cili shënoi gol të bukur për 0-4, rezultat që doli të jetë përfundimtar.
Pas këtij goli, Koeman vendosi t’i zëvendësojë Messin, Frenkie de Jongun, Pedrin dhe Ousmane Dembelen për t’i ruajtur për ndeshjet e radhës.
FULL TIME! pic.twitter.com/0GOGLpCOfi
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 9, 2021
Me këtë fitore, Barcelona arrin në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë apo dy më pak se Reali i dyti dhe katër më pak se Atletico e parë, ndërsa Granada ka 24 pikë në vendin e shtatë.
Në ndeshjen e radhës, katalunasit udhëtojnë te Elche, ndërsa Granada e pret Osasunan. /Telegrafi/