Barcelona e ka fituar ndeshjen kryesore të javës së tetë në La Liga, pasi e ka mposhtur Sevillan me rezultat 4-0.
Golin e parë për katalunasit e shënoi Luis Suarez në minutën e 27-të, nga asistimi që i bëri Nelson Semdo.
Katalunasit vazhduan me ritëm të lartë, derisa e dyfishuan epërsinë me anë të Arturo Vidal (32’), që u shërbye mjaftë mirë nga Arthur Melo.
Pas vetëm tre minutash nga goli i mesfushorit kilian, Ousmane Dembele shënoi për 3-0 prej asistimit të Athur, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë.
Pjesa e dytë kishte një ritëm më të ngadaltë, por nuk munguan golat, e as kartonët e kuq.
Lionel Messi e katërfishoi epërsinë e Blaugranasëve në minutën e 78-të, për ta vulosur rezultatin përfundimtar ndaj Sevillës.
Por, kampioni i La Liga-së u shokua në fund të takimit, gjersa mbeti pa Ronald Araujo (87’) dhe Dembelen (88’), që u ndëshkuan me karton të kuq.
Pas javës së tetë, Barcelona gjendet në pozitën e dytë me gjashtë pikë, dy më pak se Real Madridi që ka 18 sosh, ndërsa në xhiron e nëntë do të takohet me Eibarin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BbvmwamA1sM
https://www.youtube.com/watch?v=hQ_5KyWXfos
https://www.youtube.com/watch?v=qg9IUjchvMM
https://www.youtube.com/watch?v=owQzEuLSvlU