Telegrafi

Barcelona fiton në udhëtim te Vallecano dhe kalon në çerekfinale të Copa del Rey

Barcelona ka triumfuar ndaj Rayo Vallecanos më rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës në Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.

Gjiganti katalunas ishte afër të befasohej, por në fund arriti të rikthehet dhe ta fitojë ndeshjen për të siguruar kalimin në çerekfinale.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim nga katalunasit, të cilët krijuan disa raste në tentim të golit.

Por, edhe përkundër rasteve të krijuara nga Frenkie De Jong (20’) dhe Riqui Puig (36’), shifrat mbeten të pandryshuara dhe skuadra shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte Barcelona më e mirë, por vendasit shënuan golin e parë, ndërsa mysafirët zhvlerësuar atë gol me dy të tjerë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 63-të dhe ishte Fran Garcia, i cili kaloi Vallecanon në epërsi 1-0.

Barcelona u rikthye në lojë me anë të Lionel Messit, i cili në minutën e 70-të barazoi në 1-1 pas asistimit të Antoine Griezmann.

Pas golit të Messi, katalunasit shënuan edhe me anë të De Jong (81’), i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Jordi Albas dhe ky doli të ishte goli i fitores.

Pas kësaj fitore, Barcelona kalon tutje në çerekfinale të Copa del Rey. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1354540577547816961

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1354541945146769415

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1354544790583574532