Barcelona dhe Milan kanë zhvilluar një miqësore luksi në Allegiant Stadium në Paradise të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ka qenë një ndeshje spektakolare nga dy skuadrat me raste të shumta shënimi dhe spektakël në fushë dhe tribuna.
Megjithatë në fund ishte gjiganti spanjoll Barcelona që mposhti atë italian AC Milan me rezultat minimal 1-0.
🛑 ANOTHER BIG SAVE! Iñaki Peña says no to Rafael Leão at the doorstep! #MilanBarça pic.twitter.com/e3sPkD7F6I
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 2, 2023
Inkuadrimi në pjesën e dytë i disa nga futbollistëve kryesorë rezultoi pozitiv për trajnerin Xavi Hernandez, pasi goli i fitores erdhi në minutën e 55-të.
Pasi pranoi një top të mirë nga Balde, Ansu Fati goditi fuqishëm nga e majta duke realizuar një gol spektakolar për 1-0.
Ansuuuuuuuuuuu! pic.twitter.com/Tcid8BrjPy
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 2, 2023
Deri në fund të ndeshjes kishte edhe raste të tjera shënimi, por që gola të tjerë më nuk u panë.
Te Rossonerët u aktivizuan 18 futbollistë nga trajneri Stefano Pioli në këtë sfidë, derisa për Barcelonën luajtën 22 futbollistë gjatë 90 minutave. /Telegrafi/