Barcelona ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1.
Kjo fitore ia ka siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt.
Barcelona arriti të shënojë dy herë në pjesën e parë edhe pse Ousmane Dembele e lëshojë ndeshjen në minutën e 26-të, nga një dëmtim ndërsa në vendin e tij u fut Antoine Griezmann.
Pas tre minutash erdhi goli i parë i ndeshjes, kur Luis Suarez e përmbyll një aksion të mirë të Barcelonës për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë.
Kësaj radhe ishte Lionel Messi ai që shënoi, po ashtu pas një aksioni të rrjedhshëm me Suarez (2-0).
Në pjesën e dytë ishte radha e Antoine Griezmann. Ishte argjentinasi Messi që asistoi bukur për francezin që shënoi për 3-0.
Krejt cka bëri Dortmundi ishte një gol në minutën e 77 nga Jadon Sachco për 3-1.
Sancho e goditi shtyllën më vonë, por nuk arriti të shënojë.
Me këtë fitore Barcelona ka 11 pikë, katër më shumë se Borussia Dortmund dhe Inter që do të luftojnë për vendin e dytë.
/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=R5O084iwHew
https://www.youtube.com/watch?v=kC7w0Axc-VQ
https://www.youtube.com/watch?v=8yo94P7v3q4
https://www.youtube.com/watch?v=CX3nh_6k_pY