Telegrafi

Barcelona fiton gjyqin, mësohet çmimi sa u ble Neymar

Më në fund, Barcelona mund të buzëqeshë, sepse ka marrë një lajm të shkëlqyer nga gjykatat spanjolle.

Nëse para pak ditësh Lionel Messi u shpall fajtor për evazion fiskal, këtë radhë Neymar është shpallur i pafajshëm, ashtu si Barcelona.

Gjithçka lidhet me kërkesën e fondit të investimeve DIS, që prej muajsh kishte paditur lojtarin dhe Barcelonën, sepse pretendonte se çmimi real i blerjes së Neymarit nga Santosi ishte fshehur.

E gjithë kjo pasi DIS pretendon që ka marr më pak se sa i takonte, duke pasur 40% të kartonit të yllit brazilian.

Neymar është paguar 65 milionë euro, ndërsa DIS ka marr 26 milionë euro.

Tashmë kjo histori ka marrë fund dhe Barcelona ka hequr qafe një telash të madh, ashtu si Neymar, që tashmë mund të përqendrohet te Lojërat Olimpike, si dhe të rinovojë me Barcelonën. /Telegrafi/