Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, së fundmi komentoi se është e pamundur të replikohet suksesi që Barcelona ka pasur me akademinë La Masia.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se asnjë lojtar i talentuar nuk po vjen në radhët e London Colney dhe në të vërtetë një prej tyre ka tërhequr interesimin e Barcelonës.
Mbrojtësi qendror Ayden Heaven është një ndër lojtarët më premtues të akademisë së Arsenalit, por ‘Topçinjtë’ e kanë gjetur veten në një pozicion të vështirë sa i përket kontratës së tij.
Kontrata e Heaven skadon në fund të sezonit dhe teksa ata i kanë ofruar 18-vjeçarit mundësinë e rinovimit, një numër klubesh të mëdha janë interesuar.
Barcelona, së bashku me Eintracht Frankfurt dhe Manchester United kanë filluar kontaktet për Heaven dhe Fabrizio Romano ka raportuar se ‘Djajtë e Kuq’ po udhëheqin garën për shërbimet e tij.
🚨🔴 EXCLUSIVE: Manchester United have made contact to Arsenal for 18 year old talent Ayden Heaven.
Man United are leading the race to sign Heaven while Eintracht Frankfurt and Barça have made approaches. Arsenal have also offered new deal. pic.twitter.com/AuFuY1AA9r
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 23, 2025
Gazetari italian ka bërë me dije se Unitedi ka besim që një marrëveshje mund të arrihet së shpejti, pasi Heaven ishte prezent në ‘Old Trafford’ të enjten, aty ku United triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Rangers.
Klubi blaugranas ka një përparësi në aspektin e transferimit të lojtarëve të rinj. Përkundër vetëm prestigjit të tyre, ata njihen për inkuadrimin e lojtarëve nga akademia në ekipin e parë.
Në qendër të mbrojtjes, Barcelona ka disa opsione, por ka një pasiguri sa i përket të ardhmes së Ronald Araujo, Andreas Christensen dhe Eric Garcia.
Heaven e bëri debutimin e tij me Arsenalin në EFL Cup më herët këtë sezon, duke u paraqitur për 10 minuta ndaj Colchester./Telegrafi/