Marcus Thuram vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.
Sulmuesi francez është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer me Borussia Moenchegladbach, por në verë mbetet lojtar i lirë.
Klubi gjerman i ka ofruar rinovimin, por Thuram e ka refuzuar atë pasi dëshiron një hap para në karrierën e tij.
25-vjeçari po shihet si përforcim ideal për Barcelonën, me klubin katalunas që janë favoriti kryesor për të nënshkruar me të.
Lidhja që ka Thuram me katalunasit është e veçantë pasi babai i tij Liliam kishte kaluar dy vite në Kataluni dhe kanë raporte të shkëlqyera.
Fichajes ka raportuar se palët kanë pasur tanimë bisedat e para dhe pritet që ato të vazhdojnë edhe në javët e ardhshme.
Thuram këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje ku ka realizuar 14 gola e ka asistuar në katër të tjerë.
Interesim për sulmuesin francez kanë shfaqur edhe skuadra tjera të mëdha si Inter, Juventus, Milan, Manchester United, Bayern Munich, Borussia Dortmund e PSG. /Telegrafi/