Site icon Telegrafi

Barcelona ëndërron emërimin e Kloppit

Gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ëndrra e madhe e Barcelonës për punën e trajnerit.

Trajneri i Reds ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe ka qenë i lidhur me detyrën e ekipit kombëtar të Gjermanisë nëse ajo është e lirë përsëri.

Megjithatë, sukseset me Liverpoolin kanë bërë që Klopp të pëlqehet edhe nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Njëri nga klubet padyshim se është Barcelona, e cila nuk po bëhet rehat me trajner dhe së fundmi nuk është e bindur nga Ronald Koeman.

Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona po ëndërron që Klopp të bëhet trajneri i tyre i së ardhmes.

Klopp është specializuar në superngritjen e klubeve historike që nuk kanë performuar mirë kohëve të fundit dhe Barcelona dëshiron që ai të bëjë ‘magjinë’ e tij në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version