Site icon Telegrafi

Barcelona e vetme në garë për Lautaron

Barcelona dëshiron të transferojë një sulmues dhe e ka bërë prioritet transferimin e Lautaro Martinez nga Interi.

Katalunasit kanë një kohë që po e kërkojnë një sulmues të ri, sidomos pas lëndimit që ka pësuar Luis Suarez, por edhe mosha e tij prej një 33-vjeçar.

Martinez është opsioni më i preferuar i Blaugranasve, derisa në garë për të ishin edhe Real Madridi e Manchester City.

Kontrata aktuale e argjentinasit skadon në vitin 2023 dhe Interi ka filluar negociatat për kontratën e re, mirëpo ai e ka refuzuar.

Lexo po ashtu Interi refuzon një tjetër ofertë të Barcelonës, katalunasit ofruan dy mbrojtës dhe para për Lautaron

Duke se lojtari është i vendosur që të kalojë në Camp Nou, mirëpo katalunasit duhet të paguajnë një shumë mbi 110 milionë euro.

Barcelona thuhet se është e vetme tani në garë për transferimin e Lautaraos, pasi interesimi i i klubeve të tjera është ftohur. /Telegrafi/

Exit mobile version