Barcelona nuk po dorëzohet në rikthimin e Neymarit në Camp Nou.
Skuadra katalunase tentoi në këtë verë që ta ritransferonte brazilianin nga Paris Saint-Germain, mirëpo marrëveshja në fund nuk u materializua.
Sipas le10sport, Blaugranasit thuhet se janë të gatshëm që ta ofrojnë Antoine Griezmannin në marrëveshje për Neymarin.
Sulmuesi francez u transferua në këtë verë në Camp Nou, por ende nuk ka arritur t’i plotësojë pritshmëritë.
Kështu, kampioni në fuqi i La Liga-së shpreson që ta bind skuadrën franceze që t’i pranojë shërbimet e Griezmannit në marrëveshje me ato të 27-vjeçarit.
Braziliani në këtë verë po ashtu u kërkuar nga Real Madridi, por dëshira e tij është që të rikthehet në Camp Nou. /Telegrafi/