Barcelona është nën presion të madh nga Marc-Andre ter Stegen që ka bërë të ditur se mund të largohet nga katalunasit.
Sipas Diario Sport, portieri gjerman nuk është i lumtur në Camp Nou dhe e dëshiron largimin në afatin kalimtar veror.
Duke parë pavendosmërinë e Ter Stegen, kampioni i La Liga-s po tenton tani të transferojë Andre Onanan nga Ajaxi.
Portieri ka treguar formë të lartë në dy sezonet e fundit dhe katalunasit shpresojnë që t’i marrin shërbimet e tij në afatin kalimtar të kësaj vere.
Gjermani madje thuhet se është përplasur edhe me Lionel Messi dhe raportet mes tyre nuk qëndrojnë aspak të mirë.
Ter Stegen mund të rikthehet në Gjermani, aty ku shihet si zëvendësues i Manuel Neuer te Bayern Munich, që po ashtu e kërkon largimin. /Telegrafi/