Telegrafi

Barcelona e sheh Allegrin si zëvendësues të Enriques

Barcelona është duke kërkuar trajner që të zëvendësoj Luis Enriquen dhe në listën e tyre i pari është Max Allegri.

Sipas asaj që shkruan calciomercato.com, Allegri mbetet zgjedhja e parë e Arsenalit  nëse Arsene Wenger largohet, por në këtë mes është futur edhe Barca.

Drejtori teknik i Barcelonës, Ariedo Braida, ka marrëdhënie të shkëlqyera me Allegrin kur ky i fundit ishte me të së bashku te Milani.

Allegri është në garë me trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino dhe atë të Evertonit, Ronald Koeman, që është legjendë e klubit të Barcelonës.

Juve,për zëvendësimin e Allegrit ka dy trajner në listë dhe ata janë: Diego Simeone dhe Luciano Spalletti. /Telegrafi/