Barcelona nuk është dorëzuar për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Pas refuzimit të dy ofertave, klubi katalunas pritet që të ofrojë hiq më pak se 120 milionë euro.
Lajmin e publikon Daily Mail, që e sheh Coutinhos si zëvendësues të Neymarit.
Barcelona ka njoftuar se Neymar dëshiron largimin nga klubi dhe ai do të shkojë drejt Paris Saint-Germain, nëse këta të fundit paguajnë 222 milionë euro.
Lojtari nuk ka stërvitur me skuadrën sot dhe pritet ta kompletojë transferimin te PSG.
Coutinho edhe pa u larguar Neymar ka qenë një nga lojtarët e pëlqyer nga Barcelona. /Telegrafi/