Telegrafi

Barcelona e ratifikon marrëveshjen e sponsorizimit me Spotify, Laporta e cilëson si më të mirën në historinë e klubit

Barcelona ka ratifikuar marrëveshjen e sponsorizimit të klubit me kompaninë e njohur Spotify, me gjigantin e transmetimit të vendosur për të ofruar një marrëveshje me vlerë mbi 280 milionë euro për katër sezonet e ardhshme.

Marrëveshja mes palëve, e cila do të shohë stadiumin e Barcelonës të quhet “Spotify Camp Nou” dhe markën e fanellave të ndryshuar gjatë sezoneve të ardhshme, u ra dakord në parim muajin e kaluar.

Por, kjo marrëveshje duhej të ratifikohej nga bordi dhe anëtarët e Barcelonës, gjë që është bërë tani, për kënaqësinë e presidentit të klubit Joan Laporta, i cili tha se lëvizja përforcoi kontrollin demokratik të klubit dhe vizionin për të ardhmen.

“Ditë si kjo e sotmja përforcojnë veçantinë dhe modelin tonë të klubit. Është një privilegj që delegatët mund të votojnë dhe të vendosin. Është krenari të kesh këtë model klubi”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Ne duhet ta ruajmë atë dhe për sa kohë që unë jam president, ju do të jeni gjithmonë pronarë të FC Barcelona”.

“Marrëveshja tejkalon çdo marrëveshje që Barça ka pasur në historinë e saj”, përfundoi presidenti i klubit nga Camp Nou. /Telegrafi/