Telegrafi

Barcelona e mendon seriozisht transferimin e Piatekut

Barcelona po e kërkon një zëvendësues të Luis Suarezit që pak ditë më parë pësoi lëndim dhe pritet të mungojë deri në maj të këtij viti.

Skuadra katalunase e di se do u duhet një sulmues me përvojë në skuadrën e tyre dhe tashmë kanë një shënjestër.

Mundo Deportivo raporton se Blaugranasit po tentojnë të transferojnë Krzysztof Piątekun nga Milani.

Krzysztof Piatek (Foto: Goal.com/GettyImages/ Guliver)

Sulmuesi polak nuk po luan standard, që nga rikthimi i Zlatan Ibrahimovicit në San Siro.

Lexo po ashtu Pas zyrtarizimit të Ibras, Piatek do të largohet në janar nga Milani

Kështu,  Piatek po e mendon largimin nga Rossonerët dhe kampioni i La Liga-s po e mendon seriozisht transferimin e tij.

Polaku u transferuar te Milani në janar të vitit 2018 nga Genoa për 38 milionë euro, por që nuk ka arritur ta tregojë vetën dhe mund të kalojë në Camp Nou. /Telegrafi/