Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë në epërsinë ndaj Interit me rezultat 1-0 në ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Një pjesë e parë më shumë raste nga të dyja anët, sidomos me Barcelonën që nuk ka alternativë tjetër përveç fitores.
Robert Lewandowski rrezikoi i pari, ndërsa Interi u kundërpërgjigj me Edin Dzekon.
Në minutën e 26-të, Ousmane Dembel rrezikoi, por Andre Onana bëri një pritje të bukur.
Interi rastin më të mirë në këtë pjesë lojë e kishte me Denzel Dumfiries, i cili i vetëm me Ter Stegen gjuajti në duart e tij.
Barcelona shtoi presionin dhe kishte raste me Lewandowskin, Rafinhan dhe Pedrin, por pa sukses.
Në minutën e 40-të erdhi edhe goli. Një pasim i bukur i Sergio Robertos gjeti Dembelen i cili nga afër shënoi për 1-0.
https://twitter.com/imavinashvk/status/1580284544103878656
Pas golit Barcelona ka mundur të shënojë edhe njëherë, por gjuajta e tij e bukur shkoi ngjitur me shtyllën.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Barcelonës, por edhe Interi ishte i rrezikshëm me kundërsulme. /Telegrafi/