Telegrafi

Barcelona e do Lewandowskin dhe Raphinhan për të formuar treshen e re sulmuese

Trajneri i Barcelonës, Xavi dëshiron që dyshja Robert Lewandowski dhe Raphinha të jenë partner të Ansu Fati në pamjen e re të sulmit të ekipit për sezonin e ardhshëm.

Me Lionel Messin, Sergio Aguero dhe Antoine Griezmann që janë larguar së fundmi nga Barca, Xavi dëshiron të rikthejë një identitet në sulmin e tij.

Xavi thuhet se po planifikon një “treshe” të re sulmuese dhe tashmë ka etiketuar emrat që dëshiron t’i transferoj gjatë verës në Camp Nou.

Lexo po ashtu Robert Lewandowski, objektivi kryesor i Barcelonës

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Lewandowski i Bayern Munich dhe Raphinha i Leeds United janë të kërkuar nga trajneri i Barcelonës.

Trajneri i Barcelonës dëshiron që Lewandowski dhe Raphinha t’i bashkohen talentit Ansu Fati për të formuan treshen e re sulmuese.

Përveç tyre, Xavi do të ketë edhe emra si Pierre-Emerick Aubameyang, Ferran Torres dhe ndoshta edhe Ousmane Dembele si alternativa.

Memphis Depay dhe Luuk de Jong pritet të largohen nëse konfirmohet nënshkrimi i Lewandowskit. /Telegrafi/