Telegrafi

Barcelona e do Kanten, ofron Gomesin në marrëveshje

N'Golo Kante (Getty Images)

Barcelona është duke përgatitur një lëvizje për të nënshkruar me mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, pas Kupës së Botës.

Njohësi italian i transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se fundmi për interesimin e kampionëve spanjollë në 27-vjeçarin francez, i cili ka ndihmuar të çojë Francën në finalen e kësaj vere kundër Kroacisë.

Gjigantët katalunas tashmë kanë nënshkruar me mesfushorin brazilian Arthur Melo, por kanë humbur Andres Iniesta dhe Paulinho.

Andre Gomes (Getty Images)

Edhe mesfushori Andre Gomes pritet gjithashtu të largohet nga Camp Nou dhe drejtuesit e klubit synojnë mbulimin e zbrazëtirave.

 Kante në duel me Pogban (Getty Images)

Në të vërtetë, raporti sugjeron se Blaugranë po mendojnë t’i ofrojnë Chelseat shërbimet e Gomesit për të ëmbëlsuar ndonjë marrëveshje për transferimin e Kantes.

Lexo po ashtu PSG ka gati mbi 115 milionë euro dhe dyfishim të pagës për Kanten

Kjo mund të hapë derën e një lëvizjeje për mesfushorin francezin, i cili fitoi titullin e Ligës Premier me Leicester Cityn dhe Chelsean para se të fitonte Kupën FA me Blutë sezonin e kaluar.

Përveç Barcelonës interesim për Kanten kanë shprehur edhe gjigantët francezë të Paris Saint-Germain. /Telegrafi/