Telegrafi

Barcelona e ka ofruar Coutinhon te tri skuadra italiane, por të gjitha e kanë refuzuar atë

Philippe Coutinho vazhdon të mbetet një problem i madh për Barcelonën.

Mesfushori brazilian nuk ka arritur të jetë i rëndësishëm në Camp Nou dhe te Barcelona nuk llogaritin në shërbimet e tij për edicionin e ri.

Barcelona është duke u munduar ta largoj lojtarin, por mungojnë ofertat serioze.

Nëse nuk bëhet shitja e tij, atëherë katalunasit duan që së paku ta huazojnë dhe të gjejnë një skuadër që paguan 50 për qind të pagës së tij.

Calciomercato ka raportuar se gjiganti katalunas e ka ofruar brazilianin tek tri skuadra italiane.

Roma, Milan dhe Lazio kanë pasur mundësi ta huazojnë për dy vite Coutinhon, por që të tria e kanë refuzuar brazilianin.

E gjitha ka të bëj me pagën e lartë që fiton ai dhe asnjëra nga këto skuadra nuk është në gjendje ta paguajë gjysmën e saj.

Gjithsesi tani mund të ndodh që Coutinho të rikthehet në Angli, me Arsenalin dhe Liverpoolin që po e monitorojnë situatën e lojtarit. /Telegrafi/