Telegrafi

Barcelona e ka kthyer në supermarket Valencian, këto janë shifrat e paguar për gjashtë yje (Foto)

Barcelona ka blerë gjashtë lojtarë shumë të shtrenjtë te Valencia në vitet e fundit. 

Kampionët e Spanjës zyrtarizuan ditën e martë blerjen e 23-vjeçarit, i cili ka pranuar të jetë zëvendësues i treshes së fuqishme, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar.

Katalanasit kanë paguar 30 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Spanjës, i cili pas prezantimit me fanellën “blaugrana” do të grumbullohet me “furinë e kuqe”.

Lexo po ashtu Sondazh: Cili nga klubet e mëdha evropiane i ka bërë transferimet më të mira?

Përveç kartonit prej 30 milionë eurosh, Valencia do të përfitojë edhe 2 milionë euro bonuse në varësi të aktivizimit dhe sukseseve që do të arrijë lojtari brenda kontratës. Alcacer ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klauzolë 100 milionë euro.

Por Valencia është një supermarket për Barcelonën.

Valencia është një nga klubet më të preferuara të Barcelonës për të blerë lojtarë.

Të gjitha lajmet e TANSFERIMEVE mund t’i ndiqni këtu LIVE

Ata kanë bërë 160 milionë euro blerje në ‘Supermarketin’, Valencia.

Alcacer është lojtari i gjashtë i Valencias që vesh fanellën e katalanasve, por i pesti në 6 sezonet e fundit.

Gerard Lopez u ble për 21 milionë euro në vitin 2000.

Sulmuesi legjendar David Villa u ble për 40 milionë euro në vitin 2010.

Mbrojtësi Jodi Alba u bë pjesë e katalanasve në vitin 2012 dhe u ble për 14 milionë euro.

Qendërmbrojtësi Jeremy Mathieu u ble për 20 milionë euro në vitin 2014.

Në këtë verë u ble Andre Gomes për 35 milionë euro.

Kujtojmë që këtë sezon, Valencia largoi për 45 milionë euro edhe qendërmbrojtësin, Shkodran Mustafi.

Largimet e yjeve duket se kanë ndikuar direkt te rezultatet, pasi Valencia ka startuar kampionatin me dy humbje.