Site icon Telegrafi

Barcelona e ka blerë Malcomin, por ku do ta vendos në fushë trajneri Ernesto Valverde – Formacionet e blaugranave me blerjen e re, Coutinhon dhe Dembelen

I pari në listë ishte Antoine Griezmann, pastaj doli emri i Willian dhe në fund u vendos për Malcomin.

Barcelona ka marrë në skuadër një lojtar të talentuar brazilian, ndërsa ishte në garë për favoritin e ‘Topit të Artë’.

Klubi ka ruajtur shumë para me këtë zgjedhje, por tani vështirësia vjen te trajneri Ernesto Valverde, i cili duhet ta zgjedh formacionin.

Si mund t’i ndihmojë Barcelonës blerja më e re?

Malcom që nuk arriti të futet në ekipin e Brazilit për Kampionatin Botëror, ishte afër  Romës, ku më lehtë do të zinte vend në formacion, por tani gjërat janë më të vështirë për te.

21 vjecari ka shënuar 19 gola në tre sezone, mund të luajë në krahët e sulmit.

Po ashtu edhe Dembele, luan në të njëjtën pozitë, ndërsa është blerë tri herë më shtrenjtë.

Nuk duhet harruar as dyshja që gjithmonë starton Luis Suarez dhe Lionel Messi.

Duke ia shtuar kësaj edhe blerjen e janarit, Philippe Coutinhon, atëherë minutat për brazilianin e ri do të jenë të çmuar.

Malcom do të jetë në luftë për një vend me Dembelen.

Trajneri mund të luajë në sezonin e ri me tri formacione, 4-3-3, 4-4-2  dhe 4-2-3-1, ku secili i favorizon lojtarët e krahut. /Telegrafi/  

Formacioni 4-2-3-1 pa Coutinhon 

Formacioni 4-4-2 me Macomin ose Dembelen startues 

Formacioni 4-3-3 me Dembelen dhe Malcomin duke luftuar për një vend startues 

 

 

 

Exit mobile version