Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt ka përfunduar në listën e ngushtë të dëshirave të Barcelonës për t’i transferuar këtë verë.
Klubi katalunas është i interesuar të përforocojë edhe më shumë skuadrën, sidomos pas ardhje së Joan Laportas si president në Camp Nou.
Reparti i mbrojtjes është pozita ku drejtuesit e klubit synojnë ta përforocojnë dhe tashmë ka disa emra që po lidhet me një transferim.
Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona është e interesuar në një lëvizje për qendërmbrojtësin e Juventusit, De Ligt, gjatë verës.
Reprezentuesi holandez, 21 vjeç, do të ishte fytyra e dytë e re në mes të mbrojtjes, me Eric Garcia gjithashtu të vendosur për të përfunduar një lëvizje nga Manchester City në muajt e ardhshëm.
Me ardhjen e këtyre dy përforcimeve, Barcelona pritet t’i lirojë dyshen franceze, Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti, ndërsa Gerard Pique pritet të mbetet së bashku me Oscar Mingueza dhe Sergio Araujo. /Telegrafi/