Angel Di Maria ka qenë një nga lojtarët e dëshiruar nga Barcelona në këtë afat kalimtar.
Transferimi ka qenë shumë afër nga Paris Saint-Germain.
Marrëveshja pothuajse ishte arritur me lojtarin që kërkoi largimin nga Parc des Princes, me lojtarin që kishte kërkuar nga kryesia të largohej.
Sipas L’Equipe, klubi katalunas ka ofruar për argjentinasin 45 milionë euro, plus 5 milionë euro të tjera si bonos.
Lideri i Ligue 1 kërkonte 60 milionë euro, gjë që Barcelona nuk ishte e gatshme t’i paguante. /Telegrafi/