Barcelona njoftohet se ka dy ide në lidhje me ndjekjen e planifikuar të yllit Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
E ardhmja e yllit francez të Atleticos mbetet ende pezull, me presidentin e klubit spanjoll që dëshiron ta mbaj, por me shumë klube tjera të interesuara për të.
Gjiganti spanjoll, Barcelona mendohet të jetë e para në listën e skuadrave që mund ta transferojnë francezin dhe Griezmanni thuhet se pëlqen këtë lëvizje në Camp Nou.
Sipas një raporti konfidencial në gazetën Sport, Griezmann do të pranojë një pagë të ulët, por me bonuse më të larta në mënyrë që faturat e pagave të Barçës të mos luhaten.
Për më tepër, klubi do të jetë i përgatitur të paguajë më shumë se 100 milionë euro për transferimin para Kupës së Botës dhe shmangien e çdo armiqësie me Atleticon, me të cilët kanë një histori të mirë të blerjeve dhe shitjeve me katalanasit.
Futbollisti francez kuptohet se është gati të lëviz këtë verë, pasi verën e kaluar pranoi të qëndrojë vetëm për shkak të ndalimit të transferimeve për Los Colchoneros.
Megjithëse Barça duket se po lëviz në drejtim të transferimit, mbetet për t’u parë nëse 27-vjeçari do të përshtatet në Camp Nou.
Kjo pasi Blaugranët shpenzuan mbi 200 milionë euro për të shtuar Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen në arsenalin e tyre sulmues, por ende nuk kanë bindur. /Telegrafi/