Barcelona është e gatshme të ndihmojë Mikel Artetan që të transferojë Philippe Coutinhon te Arsenali.
The Gunners janë të gatshëm që të huazojnë mesfushorin brazilian në këtë verë, duke ofruar 13 milionë euro te skuadra katalunase.
Coutinho është aktualisht në huazim te Bayern Munichu, mirëpo nuk ka arritur t’i bind Bavarezët që të blejnë kartonin e tij.
Kështu, Arsenali dëshiron të përshpejtojë në transferimin e tij, duke e marrë atë në formë huazimi me të drejtë blerje.
Por, skuadra londineze është duke u rivalizuar nga skuadrat si, Chelsea, Liverpool, Manchester United dhe Tottenham Hotspur që po ashtu e duan lojtarin.
The Telegraph raporton se Blaugranasit do të tentojnë të bindin Coutinhon që të kalojë në Emirates, pasi aty do të kishte hapësirën më të madhe për t’u rikthyer në formë. /Telegrafi/