Telegrafi

Barcelona e gatshme të bëhet serioze për Dani Olmon duke paguar çmimin e kërkuar – oferta e parë ishte konsideruar ‘fyese’ nga RB Leipzig

Barcelona është afër nënshkrimit të Dani Olmo në këtë verë pasi ata kanë rënë dakord të përmbushin çmimin e kërkuar të RB Leipzig.

Barcelona është e vendosur të blejë yllin spanjoll Dani Olmo nga RB Leipzig këtë verë dhe sipas Sport, drejtori sportiv i Blaugrana, Deco ka paraqitur tashmë një ofertë të dytë.

Oferta e dytë kap vlerën 50 milionë euro fikse plus 15 milionë euro të tjera në formë bonusesh pasi oferta e tyre fillestare u konsiderua ‘fyese’ nga klubi gjerman.

Oferta aktuale e ekipit katalanas është më e lartë se çmimi i kërkuar i RB Leipzig për lojtarin, pasi ata duan 60 milionë euro dhe për këtë arsye ata mbeten të bindur se një marrëveshje do të arrihet shumë shpejt në mënyrë që mesfushori sulmues të mund t’i bashkohet skuadrës së Hansi Flick përpara fillimi të edicionit 2024/25.

Gjigantët katalanas besojnë gjithashtu se një marrëveshje personale me lojtarin do të arrihet shumë shpejt pasi Olmo do të jetë i lumtur të kthehet në klubin që ishte larguar 10 vjet më parë si adoleshent.

Djemtë e Flick do të luajnë dy miqësore të tjera para-sezonale në turneun e tyre në Shtetet e Bashkuara kundër Real Madrid dhe AC Milan më 3 dhe 6 gusht, përpara se të kthehen në Spanjë. /Telegrafi/