Site icon Telegrafi

Barcelona e gatshme ta shesë sulmuesin Braithwaite, klubet angleze interesohen për të

Barcelona thuhet se mendon shitjen e sulmuesit danez, Martin Braithwaite në afatin kalimtar të verës, ndërsa nuk mungojnë klubet e interesuara për të.

Sipas mediumit spanjoll Diario Sport, Everton dhe West Hami janë të dy të etur për nënshkrimin e sulmuesit të Barcelonës, Martin Braithwaite.

Ky medium shton se Barcelona nuk do të ishte e gatshme ta shes sulmuesin, të cilin ata e nënshkruanin në mënyrë të diskutueshme nga Leganes më pak muaj, për më pak se 18 milionë euro.

Lexo po ashtu Nuk ka vend për të gjithë – Barcelona e do Neymarin dhe Lautaron, por kush qëndron e kush largohet

Danezi kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte siguruar një asistim në 24 paraqitjet e La Ligës këtë sezon përpara se të transferohej në Camp Nou në shkurt.

Braithwaite ka nënshkruar një kontratë katër vjeç e gjysmë me Barcelonën në një marrëveshje e cila përmban një klauzolë largimi prej 300 milionë eurosh.

Blaugranët presin blerësi për sulmuesin anësor, por nuk janë të gatshëm të bëjnë humbje dhe çdo skuadër do të duhet të ri-investojë shumën për të cilën ata nënshkruan lojtarin. /Telegrafi/

Exit mobile version