Site icon Telegrafi

Barcelona e gatshme ta shes Raphinhan, por vetëm për një çmim të lartë

Sulmuesi brazilian Raphinha është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, më të mirën në karrierën e tij deri më tani.

Megjithatë klubi i tij Barcelona do të konsideronte shitjen e Raphinhas nëse merr një ofertë me vlerë 120 milionë euro.

Pavarësisht se është pjesë e planeve të Hansi Flick, klubi është i hapur për shitje për shkak të situatës së tyre financiare.

“Një prej nesh do ta fitojë atë”, Lamine Yamal për betejën e Barcelonës për Topin e Artë
Lexo po ashtu “Një prej nesh do ta fitojë atë”, Lamine Yamal për betejën e Barcelonës për Topin e Artë

Sipas El Nacional, Raphinha ka marrë oferta për t’u larguar nga klubi, duke përfshirë një fitimprurëse nga skuadrat e Arabisë Saudite, por i ka refuzuar ato.

Braziliani ka qenë i rëndësishëm që kur u bashkua nga Leeds United në vitin 2022. Ai ka dhënë paraqitje kyçe dhe mbetet një nga sulmuesit më të besueshëm të Barçës.

Raphinha zbulon se si Hansi Flick ia ndryshoi mendjen që mos të largohet nga Barcelona
Lexo po ashtu Raphinha zbulon se si Hansi Flick ia ndryshoi mendjen që mos të largohet nga Barcelona

Megjithatë, Barca mund të detyrohet të shesë. Objektivat e tyre financiarë mund t’i shtyjnë ata të përfitojnë nga Raphinha në dritaren e ardhshme të transferimeve.

28-vjeçari në 42 ndeshje zyrtare për Barcelonën këtë edicion ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version