Site icon Telegrafi

Barcelona e gatshme ta ofrojë Griezmannin në shkëmbim për Neymarin

Barcelona vazhdon të mbetet e interesuar për rikthimin e sulmuesit brazilian Neymar JR.

Sulmuesi brazilian është larguar nga Camp Nou tri vite më parë duke thyer rekordin e transferimeve, pasi iu bashkua PSG-së për 222 milionë euro.

Neymar është duke kërkuar rikthimin te Barcelona, po problemi qëndron se katalunasit nuk kanë para të paguajnë shumën për të.

PSG ka ulur pretendimet për Neymar dhe tani është gati ta lë të lirë për 150 milionë euro.

Barcelona nuk i ka as këto para dhe tani ka vendosur të përdorë futbollistët në shkëmbim të lojtarëve.

Sky Sports ka raportuar se kampionët në fuqi të Spanjës janë pajtuar të lirohen nga Antoine Griezmann vetëm e vetëm ta rikthejnë Neymarin.

Por përveç francezit, Barca është gati që në ofertë t’i përfshijë edhe 30 milionë euro të tjera për ta transferuar Neymarin.

Dëshira e lojtarit është të rikthehet në Camp Nou, ndërsa Barcelona po e shfrytëzon Griezmannin në këtë marrëveshje pasi francezi nuk ka arritur të përshtatet në partneritet me Messin në sulm. /Telegrafi/

Exit mobile version