Klubi katalunas, Barcelona është duke menduar për afatin kalimtar të verës 2025 dhe tashmë ka etiketuar dy objektivat e mëdha.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona është gati për të nënshkruar me Jonathan Tah dhe Joshua Kimmich në verën e vitit 2025.
Tani ekziston një mundësi e madhe që Barça t’i marrë të dy lojtarët me përvojë falas, pasi asnjeri nuk ka pranuar ta vazhdoj kontratën me klubin e tyre respektiv.
⤵️ Más detalles sobre Tah y Kimmichhttps://t.co/bIiAaQ4bdD
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) September 7, 2024
Këtë javë, Tah doli për të thënë se ai nuk po planifikon të nënshkruajë një marrëveshje të re me Bayer Leverkusen, kontrata e të cilit skadon në qershor 2025.
E njëjta gjë është edhe për Kimmich, i cili do të bëhet lojtar i lirë në më pak se një vit, por ka refuzuar çdo ofertë për vazhdimin e kontratës me Bayern Munich. Mesfushori shkarkoi agjentët e tij gjatë verës dhe tani përfaqëson veten.
Barcelona emëroi trajnerin gjerman Hansi Flick, i cili i njeh mirë të dy lojtarët.
Ai punoi ngushtë me Tah gjatë periudhës së tij si menaxher i ekipit kombëtar të Gjermanisë, ndërsa Kimmich ishte gjithashtu një lojtar kyç i tij te Bayerni dhe kombëtarja. /Telegrafi/