Barcelona nuk ka pasur aspak mëshirë për Celticun duke e mposhtur me rezultat 7-0.
Skuadra e Luis Enriques e nisi mirë ndeshje duke realizuar që në minutën e tretë me Lionel Messin.
Celtic ka pasur një penallti, por u prit nga Ter Stegen (24′).
Argjentinasi doli në skenë edhe në minutën e 27, ku shënoi për 2-0 me një aksion të bukur me Neymarin.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë fillimisht shënoi Neymar në minutën e 50-të me një goditje dënimi të realizuar mjaftë mirë nga ai.
Kataluansit shënuan dy herë brenda dy minutash. Fillimisht shënoi Iniesta pastaj edhe Messi duke e kompletuar het-trikun.
Ndeshja nuk mund të mbyllej pa golat e Luis Suarez që e shkoi emrin e tij në listën e shënuesve në minutën e 75′ dhe 88′.
Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Cityt dhe Monchengladbach nuk u zhvillua për shkak të reshjeve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=y-Two5OmtKQ
Viste el golazo de @LuisSuarez9 https://t.co/Eckv8b4Tp8
— Supermatch (@Supermatch_uy) September 13, 2016