Site icon Telegrafi

Barcelona më e favorizuar se Real Madridi në garën për transferimin e yllit gjerman

Gjatë javëve të fundit ka pasur shumë thashetheme në Spanjë për mundësinë e transferimit të Jonathan Tah në La Liga.

Mbrojtësit të Bayer Leverkusenit do t’i skadojë kontrata në fund të qershorit dhe me shumë mundësi nuk do ta rinovojë më atë.

Kjo do të thotë se ai do të mbetet lojtar i lirë në treg dhe duke marrë parasysh kualitetin e tij, kjo me gjasë do të shkaktojë një garë të madhe mes klubeve evropiane.

Real Madridi është lidhur fortë me një transferim të mundshëm të Tah, pasi ai raportohej se po shihej si zgjidhja për krizën e tyre në fazën e mbrojtjes.

Lexo po ashtu Ylli i Barçës befason të gjithë me deklaratën e tij – thotë se i ka humbur dashuria për futbollin

Mediumi spanjoll Sport ka raportuar se Barcelona është më e favorizuar në garën për të siguruar shërbimet e Tah se sa Real Madridi dhe Bayern Munich.

Gjiganti madrilen thuhet se do të jetë i vëmendshëm ndaj situatës së Tah në vazhdim, por duket se nuk do ta ketë aspak të lehtë nënshkrimin me të pasi Barça po vepron me hapa të shpejtë në këtë drejtim./Telegrafi/

Exit mobile version