Telegrafi

Barcelona e do ende Bernardeschin

Federico Bernardeschi (Foto: Stefano Guidi/Getty Images/Guliver)

Klubi katalunas, Barcelona është përsëri e interesuar për mesfushorin e Juventusit, Federico Bernardeschi.

Mesfushori i gjithanshëm ishte lidhur tashmë në janar si pjesë e një shkëmbimi të mundshëm me kroatin Ivan Rakitic.

Milani i është afruar gjithashtu Bernardeschit në muajt e fundit, duke konsideruar një shkëmbim kokë më kokë me Lucas Paqueta.

Lexo po ashtu Juventusi dhe Barça ishin shumë afër shkëmbimit të lojtarëve Bernardeschi-Rakitic

Sipas gazetës Sport, Barcelona është e përgatitur të bëjë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me reprezentuesin 26-vjeçar italian gjatë verës.

Ish-ylli i Fiorentinës ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat për Juven këtë sezon, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.

Ai është paraqitur në një larmi rolesh përfshirë mesfushën, ‘trequartista’, si pjesë e një sulmi ‘trident’ ose si anësor, por nuk po arrin të bëjë përshtypje nën drejtimin e Maurizio Sarrit. /Telegrafi/