Barcelona është duke tentuar që të transferojë Matthijs de Ligtin nga Juventusi në këtë afta kalimtar veror.
Skuadra katalunase ka qenë e interesuar për shërbimet e mbrojtësit holandez qysh kur ishte pjesë e Ajaxcit, por nuk ia doli.
Lojtari kaloi në verën e kaluar te Zonja e Vjetër, derisa ka kaluar nëpër një formë mesatare në këtë edicion.
Mundo Deportivo raporton tani se Blaugranasit kanë rikthyer interesimin për De Ligtin, mirëpo kampioni i Serie A refuzon të shesë atë.
Por, Juventusi është i gatshëm që të heq dorë nga Daniele Rugani, duke ia ofruar Barcelonës shërbimet e tij.
Torinezët duan të largojnë mbrojtësin italian nga skuadra, pasi nuk është më në planet e tyre.
Barca dhe Juve kanë qenë në bisedime të vazhdueshme për shkëmbimin e lojtarëve si Miralem Pjanic dhe Arthur Melo, derisa marrëveshja është shumë afër të ndodhë. /Telegrafi/