Telegrafi

Barcelona e do Coutinhon gjatë janarit, Liverpooli e ka ofertën në tavolinë

Liverpooli ka në tavolinë një ofertë të re nga Barcelona për yllin brazilian, Philippe Coutinho, teksa dy skuadrat thuhet se janë në bisedime për një transferim të mundshëm të tij në Camp Nou.

Gjiganti katalunas, Barcelona ka paraqitur një ofertë të re për asin e Liverpoolit, Philippe Coutinho gjatë javës së ekipeve kombëtare.

Coutinho ishte një objektiv i lartë për klubin spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës, por asnjë marrëveshje nuk u materializua.

Coutinho mbetet objektivi kryesor i Barcelonës

Liverpooli refuzoi të shesë yllin brazilian pavarësisht marrjes së tri ofertave të mëdha nga Barcelona dhe lojtarit që kërkonte të largohej.

Sipas gazetës spanjolle Sport, pronarët e Liverpulit, firma FSG, do të sanksiononin një shitje nëse atyre iu ofrohen 150 milionë euro para të gatshme.

Kjo gazetë shton se Barcelona ka hapur bisedime me drejtuesit e tyre për një transferim të mundshëm, me një ofertë fillestare në tavolinë prej 105 milionë funteve apo 120 milionë eurove plus bonuset përpara hapjes së afatit të janarit.

Coutinho ende e dëshiron këtë transferim dhe raportohet se iu ka thënë përfaqësuesve të tij se ai nuk është i interesuar të bashkohet me Paris St-Germain, të cilët po e duan gjithashtu lojtarin.

Për ish-lojtarin e Interit interesim të madh ka shprehur edhe gjiganti italian, Juventusi, që thuhet mund ta qojë ofertën në drejtim të brazilianit deri në 180 milionë euro. /Telegrafi/