Telegrafi

Barcelona e Atletico synojnë transferimin e Aubameyangut

Barcelona po konsideron një lëvizje të guximshme për të rikthyer Pierre-Emerick Aubameyang në klub këtë verë.

Reprezentuesi gabonez tani është i tepërt ndaj kërkesave të Chelseat pas ardhjeve në janar të yllit ukrainas Mykhailo Mudryk dhe të huazuarit të Atletico Madridit, Joao Felix.

Trajneri i Bluve, Graham Potter, zgjodhi ta largonte atë nga skuadra e përditësuar e Ligës së Kampionëve në fillim të këtij muaji, në mënyrë që të sillte Mudryk dhe Felix.

Lexo po ashtu Pse kalimi i Aubameyang te Milani do t’i përshtatej të gjithëve?

Blaugranasit tentuan ta rikthenin 33-vjeçarin në këtë janar, por ata u bllokuan për shkak të rregullave të FIFA-s për lojtarët që kthehen në një klub.

Aubameyang është e sigurt që do të largohet nga Stamford Bridge përpara sezonit 2023/24, me Chelsean të përgatitur të pranojë një transferim me çmim të ulët, për të larguar sulmuesin veteran nga skuadra e tyre e mbushur me yje.

Sipas raportimeve të Daily Mail, Barcelona po monitoron situatën, së bashku me rivalët e La Ligës, Atletico Madridin, ndërsa edhe Milani thuhet se po synon transferimin e tij. /Telegrafi/