Telegrafi

Barcelona dhe Ter Stegen nuk po arrijnë marrëveshje rinovimi, Chelsea shpreson ta shfrytëzoj situatën

Chelsea po shpreson të përfitojë nga bisedimet e bllokuara të kontratës midis Barcelonës dhe Marc-Andre Ter Stegen për të transferuar portierin gjerman.

Portieri gjerman dhe klubi katalunas janë tash e disa kohë në bisedime për një marrëveshje të re.

Por, sipas gazetës katalunase Sport, të dy palë nuk po gjejnë ujdi dhe nuk janë afër një marrëveshjeje për kohën e kontratës.

Lexo po ashtu Barca e ka gati ofertën e re për Ter Stegen, ndërsa portieri është i tunduar nga Bayerni

Kjo do të thotë se një dritare mund të jetë e hapur për Chelsean për të nënshkruar me Ter Stegenin gjatë verës.

Blutë po kërkojnë në mënyrë aktive një portier për të zëvendësuar Kepa Arrizabalagan, i cili nuk ka bërë përshtypje nën drejtimin e Frank Lampard këtë sezon.

Lexo po ashtu Zëvendësuesit e mundshëm të Ter Stegenit nëse largohet nga Barcelona, nga Oblak te De Gea dhe Donnarumma

Ter Stegen është parë si njëri ndër portierët më të mirë në botë përkrah Alisson Becker të Liverpoolit dhe Jan Oblak të Atletico Madridit.

Juventusi dhe Bayern Munichu po monitorojnë gjithashtu situatën e portierit gjerman dhe mund të tentojnë transferimin e tij nëse lejohet largimi nga Camp Nou. /Telegrafi/